Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Sabit ABDYLI
BIOGRAFI
————————–
Në kohë parullash linda.
Mielli merrej në magje
lufta kish mbaruar.
Flamurin tim prangosën,
një tjetër valëvitej me yllin pesë cep.
Fjala shqipe nën vëzhgim të rreptë!
Në vitet e shtatëdhjeta,
një si erë pranvere,
fryu më lirisht.
Laboratorëve Qubrelloviqët
planet përpunonin.
Me të ardhur dita,
skenarin në lojë vunë.
Nisën me dredhi,
me hekur e zjarr vazhduan.
Buzë zhbërjes isha.
Rrufetë rrebesh nga qielli,
dorën ma afruan!
Dushku kish mbuluar malin,
në agimin e ri!
U shembën muret
shqip ngremë dolli!
/www.QendraPress.com/