Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

Mesha E Pavarësisë

 
Nis në Shtëpinë e Lidhjes në Prizren …
Aty nën kala
Pastrohemi me ujin mëngjesor të Bistricës
 
Dalim te Verrat e Llukës
Për t’u ngritur në lulediej
Grykës së Kaçanikut
 
Hyjmë me mallin e triumfit
Në Shkupin e Kosovës
Për një Simfoni të qetë të Bardharit
 
Kapërcejmë Fuqitë e Mëdha
E harrojmë një Moratorium
Për të zbritur në Vlorë
 
Shpëtojmë gjysmën e Etnisë
Nga operimet ballkanike
Me Kosovën nëpër lisa
 
Në pauzë
Londra përsërit një racion dreke
Me konferencë Berlini
 
Fçinjët lakmitarë
Na vjedhin Bukën e Bekuar
 
Neve mbesim duke i ngrënë gishtat
 
Një shekull udhë bëmë
Në ballë me agimët e ademët
 
Golgota kohësh sfiduam
Nga Prizreni në Prekaz
Nga Karadaku në Koshare
Deri tek kjo Meshë e Pavarësisë
Në zemër të Dardanisë
 
Aty Në Majën e Bregut të dielltë
Rreth të Përndritshmit Rugovë
Këndojmë hymnin e gjithë luftërave
Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë
 
Dardania shpërgjumë antikën
Në mileniumin e tretë
Shenjtërohet me pavarësi
 
Kori i përzier
Nga Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë
Ngrit majegishtash një popull
Tek përmbyll Meshëm me Hymnin e Ri
Zgjohu Dardani .

/www.QendraPress.com./