Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Sabit RRUSTEMI
TEK AJO LOÇKË ZEMRE KUR T’AFROHESH
————————————————————
Ti shtegtar jete ngado qofsh
nga ç’anë të nisesh ku do shkosh
për tokë apo kaltërsisë së pafund
tek bart atë ndjenjë
që kurrë s’e ke tradhtuar
për asnjë çast mos u hamend
dashurisë bëri vend
Po u godite me hir a pa hir
si zog në fluturim e këndim
nga dorë e ligë rrugaçësh
tek ajo Loçkë zemre kur t’afrohesh
nuk ke pse kujtohesh
ballëhapur e pa ngurrim
dashurisë jepju deri në amshim
Po të zuri dhe fati
i një gjethi me vjeshtë
në kopsht park a kudo
dhe fshesë pastruesish
a gjuhë erërash
të fshijnë e hedhin ngado
ti mos hezito asnjë trohë
për dashuri prore gjej kohë
( 31 dhjetor 2020 )
_____________________
( Poezia përmbyllëse e kryeveprës sime në katër vëllime, HYJNORJA IME JE TI,
/www.qendrapress.com/