Fryma poetike e së mërkurës me poetin ;Selim Tahiri
Zëri yt, ai zë bilbili
/Përkushtim këngëtarit F.LL/
———————————
Sa herë dielli mbi kodër të dalë
E mbi Vraniq rreze t’lëshojë
Kënga jote për dëshmorët tanë
N’fusha e n’male do t’jehojë.
Kur të vjen e bukura stinë
E në çdo cep lulja të dalë
Në fushë e mal, kodër e lëndinë
Kënga e Sylarushës do na zgjojë mall.
Kur kurbetçarët larg të shkojnë
E të ndjejnë mall për vendin e vet
Këngën e Kurbetçarit do ta dëgjojnë
E zëri yt, n’vendlindje do t’i kthejë.
Zëri yt i ëmbël, si i bilbilit t’malit
N’dimër e n’verë, do jehojë gjithmonë
Si dielli që kurrë nuk ndalet
Si një krua që kurrë s’shterron. /www,QendraPress.com/