Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Skender BERISHA

E DI MIRË

—————————-

Për pakëz mund t’mos kalohet vau

Në mungesë vaji shuhet llampa

Për pak gaz shuhet buzëqeshja

Për vetëm një hap nuk arrihet në cak

Laku nuk hiqet vetvetiu as kur vetëtin

Krejt armëpushimet janë të rrejshme

Kur agon nuk është edhe krejt dritë

Çdo rritë nuk është vërtetë rritë

Ç’është një ditë nuk është përditë

As gjumi nuk është gjumë çdo herë

Një herë o njeri i gjorë vjen vera kah dera

Për sot e di se kam edhe fjalë tjera

Kur mbyllen udhët e sheshta janë dhiaret

Bjeri më mirë udhës sa më të gjatë

Nuk do të ngecësh nëpër therra therra

Sa ka frymë njeriu ëdërron caqe tjera

4 gusht 2024

/QendraPress/