Fryma poetike e së mërkurës me poetin ; Urim MEZINI
Koha të kërkoja tjetër dashuri
——————————————
Diku fshehur n’kujtimet e mija
Mu shfaqe krejt papritur sonte
Gjumi u largua porsi magjia
E pranë meje,ngeli prania jote
Filluam të ç’malleshim,ashtu si dikur
Që gjenim cepat e qoshet e rinisë sonë
Derisa familja,të lidhi me atë burrë
Që na e ndërpreu n’mes ëndrrën tonë
U pyetëm e u puthëm gjatë,gjer në agim
Mësova ca gjëra për ty e ti për mua
Ti veç më shikoje e lotoje pa pushim
Në heshtjen tënde,më the;”Sa të dua”
Tu luta që t’më japësh veç një premtim
Po sikur … të më jepej mundësija
Mos u lodh kot, ma ktheve,me vetbesim
Në shtëpi më pret burri edhe fëmija
Kishte ikur nata,bashkë me kujtimet
Dita kishte zbardhur përsëri
Ishte koha,t’hiqja dorë nga ëndërrimet
E të kërkoja një tjetër dashuri
/www,QendraPress.com/