Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Urim MEZINI

Rreth e rrotull pa një bosht
———————————
Sa herë pyes veten se ku jam?
Përgjigjen hezitoj,ta jap në çast
sjell ndërmend ç’më vjen vërdallë
Vrapojmë,nxitojmë si të marrë
Kemi humb udhë e binarë.
Për’rrjedhojë,shkojmë edhe vijmë
Shumë gjëra vërtetë s’po i dijmë
Nuk po dijmë më nga bie dynjaja
Më shumë qeshim nga belaja
Kemi harruar se ç’është sevdaja?
Kur kujtojmë se çfarë kaluam
Mënyrën,se si u mashtruam.
Do të kuptojmë sa rëndë gabuam.
Kjo helm jete me shumë halle
Me zorë të shpirtit me e kalu
Me shumë ulje edhe ngritje
Vjen vërdallë s’di ku me shku.
T’paktën,përpara qe më mirë
nuk kishim,por ishim bashkë
Tani jetojmë veç me vetminë
Krejt fëmija kanë ik jashtë
Gjasme kanë shku për ma mirë
Ca s’e dijnë as pse kanë shku?
S’kan bërë hiç preokopi
Prindrit e vetë i kanë harru.
Prindit e shkretë me sytë nga dera
Plakur e bërë kockë e lëkurë
Përcjellin dimra dhe pranvera
Mendojnë fëmijën,u është bërë burrë
Sytë s’iu thanë,gjithmonë në lot
Dhimbja shpirtin ia ka lodh
Shpresa e pritjes ngeli e kotë
Iku dhe ky dimër,erdh pranvera
Nëna shkretë ngeli tu pritë
hyn e del me sytë nga dera
Dhe këtë punë e bën përditë
Kështu kalojnë këto ditët tona
Me adhap e me maraz
Jena kthyer mos më keq
Porsi zogu në kafaz
Iku një ditë një komshije,
Iku e shkreta në shtëpinë e re
Fëmijët s’u dukën,që kur ikën
S’erdhën me i hudh një grusht me dhe.
Kjo është jeta prej s’vërteti
As më shumë e as me pak
Nënjë farë mënyre është realiteti. /QendraPress,com/