Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Urim MEZINI

SI MAGJI U SHFAQE ATË PERËNDIM

Atë çast perëndimit, hyjshëm m’u shfaqe,
ulur si një perri në një pikturë qiellore.
Ah, sa iu luta Zotit ta shijoja këtë pamje,
por s’vonoi muzgu me natën për dore.
Shumë ta shijova shikimin e buzëqeshur,
mahnitëse dukeshe magjisë së perëndimit.
Si hirushe përrallash, mes reve e fshehur,
por këtë pamje të rrallë e mbuloi pikëllimi.
Sepse, më ngeli vetëm hija e asaj drite,
një kujtim që zemrën ma dogji në heshtje.
Perëndimi u shua, por ti mbete në shpirt,
si një ëndërr e bukur, me mua buzëqeshte.
/QendraPress/