Fryma poetike  e së mërkurës me poetin:-Ymer HYSA

PËR TY

————————-

Me vezullime dritash e vesha buzëqeshjen

Urimet i lidha me fjongo ëndrre të mëdafshtë

Në krah zogu i vura, ti mbrojë me pendët

E drejt teje i nisa këtë natë të bardhë

Vendosi mbi zemër që lëshon aromë

Me gotën e veres ngrije një dolli për jetën që nxiton

Lutu që hapësirën e shpirtit dashuria ta pushtojë

E shijoje çdo dite si të jetë e fundit që jeton.

/www.qendrapress.com/