Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Ymret RESHITI
FJALA E PARË NË TAKIMIN E FUNDIT
————————————————-
Më nuk do të jemi bashkë…
Është fjala e parë dhe e vetme, që e mbaj mend
nga takimi ynë i fundit.
Të tjera fjalë nuk më interesuan.
Asgjë, asgjë nga ajo që u tha,
përshtypje nuk më bëri.
Më mjaftoi që ta kuptoja, se të humba ty
më në fund,
e çdo gjë timen mbi këtë dhe.
Pastaj, çfarë kuptimi për mua ka jeta dhe thërrmijat e saja,
të shpërndara në mijëra kujtimesh,
sa të gëzuara, aq të trishtuara.
Çdo fjalë për mua ishte frazë e thatë,
çdo lot ishte vaj i kotë.
Koha për ne ishte e pa kuptimtë dhe minutat më nuk i numëroja.
Në mes meje e teje kishte vetëm trishtim.
Ah, sa shumë trishtim…
Ajo kohë që kaluam më pas, ishte e zbrazët dhe e ftohtë.
Si zemër pa gjak.
Si mushkëri pa frymë.
Kishim mbetur si hije të mekura.
Ajo kohë nuk ishte më koha jonë.
Nuk mbaj mend nëse u shkrehëm në vajë,
nëse u puthem për herë të fundit,
nëse u përqafuam para se me u nda.
Sepse për mua, ndarja jonë ishte qysh në fjalën tënde të parë,
kur më the;
Më nuk do të jemi bashkë.
/www.qendrapress.com/