Fryma poetike e së mërkurës me poetin: Zymer H.HALITI
TI JETË
—————————
Erdha nga një ëndërr e bukur
e nëpër labirinte
të fshehtën e strukur
nuk e gjeta moj copëz-jete.
E tashmja plot sfida
kujton të shkuarën bardh e zi
dhe të ardhmen e prita
te lumi-jetë që shpie n’pafundësi.
Jeta më mori shumë
edhe rrezet e fundit shpresë
po në kohë ku jam unë
teksa pikas diellin në një pikë vesë.
Jeta me ëndrra shtegton
rrugëve të rrahura ag e terr
derisa fatin e sfidojmë
shpresën e skalitur në mermer.
/www.QendraPress.com/