Fryma poetike e së mërkurës me poetin ;- Zymer H.HALITI

TË KËRKOVA TY
—————————-
Atje ku vonë perëndon dielli
më thanë se Ti paske shkuar
aty ku takohen toka dhe qielli
e tretur e lodhur duke pushuar.
U nisa drejt teje i rraskapitur
pa bukë e ujë duke udhëtuar
këtë braktisje nuk e kam pritur
ka vite e vite jam duke të kërkuar.
Kush ma vodhi mua lumturinë
kush më ndali diellin e jetës
sa larg po shoh sot dashurinë
këtë mangësi s’ja fali kurrë vetës.
Të kam kërkuar me zogjët
tek sa ata fluturonin qiellit
sot po ndihem shumë i lodhët
rreze e topitur drejt diellit…!
/QendraPress/