Fryma poetike e së mërkurës më poetin:Alush MORINA
HARRESA ËSHTË MALLKIM
——————————
Leotrim, mbaje fortë barkun,
Kafshoje dhembjen me dhëmb
Qëndro si burrë, mos u dorëzo ti
Nëna ka dhembje në zemër
Shpreson në mrekulli:
Të shpëtosh gjallë nga kjo tragjedi.
Ishit engjëj, pëllumba paqe
Me ëndrrat që ka çdo fëmijë
Ëndërruat fletorët, librat, shkollën
Jo, luftën kursesi
Por ja që na ra mortaja,
Djallin kemi kojshi.
Dhe, ju vranë në mënyrë barbare
Në vatrat tuaje ; në shtëpi.
Më thuaj Leoutrim
Si është jeta atje në amshim?
A ka luftë ; a ka gjenocid,
A i vrasin atje fëminë ?
Më trego, unë të dëgjoj,
Të fortë e kam telepatinë.
Dhe dije mirë
Zëri im kryengritës
Atje do të mbrrinë.
Hej Leutrim
Nuk dinë sa më dhemb
Plaga jote !
Nuk dijë si qëndron
Zemra ime me tre infarkte;
Me plagën e 1400 fëmije
Lulet më të bukura
Të popullit tim
Të vrarë barbarisht
Në atë gjenocid ; në atë krim.
Unë protestoj Leutrim.
Bërtas në kupë të qiellit
Të dëgjoni dhe ju në amshim
Krimi s’ guxon të harrohet :
Harresa është mallkim !
/www.QendraPress.com/