Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Bekim BLAKU

IMAZHI YT

—————————–

Në gropën e gjoksit

Vetëm unë e di

Një ndjenjë

Se si më shtrëngon

Tjetrit nuk dua t’i’a them,

Edhe dhembjen për ty

Dua ta mbaj

Vetëm për vete

Ah, sa më ndrydhet

Dhe çdo cep i zemrës

Derisa në mendje

Fytyra jote engjëllore

Para më del

Jam si në ëndërr

Por dhembjen në zhgjëndërr e ndjej

Prapë heshti

E mbaj për vete

Ndërkohë që kënaqem

Me imazhin tënd

Në mendjen time

Dhe një foto të vjetër që rri

Heshtur, heshtur mbi skrivani.

Bekimi

6 korrik 2024

Berlin

/www.QendraPress.com/