Fryma poetike  e së mërkurës me poetin;Gëzim AJGERAJ

 DY QASJE

———————

Të futësh atdheun në xhep

Apo t’i japësh gjak e asht

Janë dy qasje

Binomit të të kundërtave

Ecën treni i të sotmes së atdheut

Fatkeqësisht

Ata që e ngritën kalanë e dritës

Ikën lavdisë

Pak i mbetën atdheut

Shumëkush u bë ushujzë

E pi gjak damarëve të atdheut

E ti zgjedh vetë

Njeriu i mirë

Me kë do të përqafohesh

2020

/www.QendraPress.com/