Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Hysen GRAJÇEVCI
ZOTI IM DI SHQIP
———————–
Aman, flisni shqip,
Shqip, që të kuptojë “xhemati”.
Nuk jam arab, as romak, as filistin!
Shqiptar jam,
Shqiptar!
Prandaj, lutuni shqip!
Shqip lutjen ma bëni,
ashtu si të dini,
vetëm shqip lutuni!
Zoti im di shqip
Nuk dua ta lëndoj askënd,
Askënd nuk atakoj
Unë kam një flamur,
Një flamur që denbabaden
Për të gjak është derdhur,
Pra si ta mohoj,
Pse ta mohoj!?
Respekt secilit,
Por, flamuri im ka fushën e kuqe
Shqiponjën, të zezë, në mes
Dhe nuk më duhet tjetër
As në ditën e varrimit nuk dua tjetër!
Me këtë flamur luftoi Pirrua, Gjergji,
Për këtë gjuhë e për këtë flamur
Ra Petro Nino Luarasi…, Fazliu, Ukshini, Tringa, Shota…
Pra, si po më thoni:
Ta mohoj gjakun tim,
Flamurin tim!?
Jo, se kam frikë nga mallkimi,
nga mallkimi i gjuhës dhe gjakut!
Mundësisht në rrasë varri
dy fjalë shqip, si epitaf…!
/www.qendrapress.com/