Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Idriz BERISHA-XHIXHI

Një ditë dashuria u bë fjalë

——————————————–

U bë flakë mbi mal e zjarr nga brenda

U bë shpresë e frymëzim poeti

Në mëngjes u bë vesë.

Radhë-radhë mureve të plasaritura

Dashuritë matanë dielli

Lindin dy herë

Përmbyten në djersë balli

Në kërkim malli

I desha veç ata që me harruan

Ditëve kur blerimet filluan.

Kur takoheshim trenave të natës

Djepat përkundnim kupeve të harruara

Deri në dritën e agut .

Dashuritë binjake lindin rrallë

E zbresin nga kështjellat si ëndrra bëhen mbretër për t’mos vdekur kurrë.

E unë,

Dashurisë dua ti ngjajë

Ti ngjajë zjarrit që ngroh zemrat

E hijes që vesh e zdesh mallin!

/www.QendraPress.com/