Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Jahe  FIDA

Të shtrenjtën penë imitova

————————————

M’u thy lapsi,m’u thy pena

S’mund të shkruja, vargun rrena

Dhe një zemër e hidhërova

Kur për të varg nuk shkrova.

Në pendesë të rëndë rrash

Mora një shkop të trash

E gdhenda, majë formova

T’shtrenjtën penë imitova.

Me të vargun e qëndisa

Kurorrë fjalët i bëra

Me kujdes strofat ujdisa

Ngjyrat i derdha të tëra.

E ja nisa t’ëmblin varg

Zemrës që ishte aq larg

Sa ëmbël vargu trokiti

Bukuroshes syri i ndriti…

Jahe FIDA

/www.QendraPress.com/