Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Lulzim HAJDARI
Edhe bota vetë e ndali hapin!
————————————-
Dritëzat si yllëza, ndizeshin njė nga një
E rrezet shumëngjyrëshe përplaseshin mbi ne,
Vallëzonim pa ndalur, pa u lodhur
Kërcenim pranë njëri – tjetrit, tė lehtë si mbi re.
Nga tingujt e kitarës qė ëmbëlt binin
U shkri koha dhe mendja me çastin,
Rrahjet e zemrave, duke u shtuar vinin
Edhe bota vetë në at moment e ndali hapin.
Ora, s’lëvizte më akrepat e saj
Kishin ngelur dhe ato mbi sytë tanë,
Edhe dielli kish hyrë brenda
Kërcente bashkë me hënën nė krah!…
/www.QendraPress.com/