Fryma poetike  e së mërkurës me poetin;Maxhun OSMANAJ

BËN VAPË

================

Bën vapë në arën e shpirtit

Rrezet përcëlluese kanosin deri në tharje

Shiu i harresës si kasnec më harron

Arratisem t’i gdhend kujtimet

Me skalperin e kohës

Por kujtimet s’pranojnë fate të deformuara

Kemi mbetur në pritje për një shi

Që freskon zemrat e etura

Mos të tjerrim vapën e harrimit

Që pret për të na dënuar

Sa herë po mbytem n’gjolin shikim

Pranë një liqeni në heshtjen e vet

Kafshoj vetminë , takimi ynë dikah rrëshqet

9 korrik 2024

/www.QendraPress.com/