Fryma poetike e së mërkurës më poetin:Ragip GJOSHI
ÇOBANI DHE DELET
1.
Ç’të të këndoj më,këngët m’i ndrydhë trishtimi
Dorën ma përshkon lodhja,asnjëherë ligështimi
Gjuha më është zgjidhur,e gjakosur ndër stinë
Të palarat e çobanit t’i nxjerrë në shesh e lendinë!
Në një këngë më hyri çobani goxha gjakprishur
Kur dêgjoi ai lehje e kuisje qensh, duke yryshur
E kuptoj se ujku nê lukuni ka mësy torishtën
Në vendin ku qeni bëhet me ujkun ose bëhet ujk!
Çobani sharlatan e batakçi, hajdut i pa besê
Është shndërruar në një politikan pervers
Delet pa zë dëshiron t’i fus në një thes
Pazarin ta bëjë më lehtë kopenë ta shesë…!
2.
Kur populli çobanit, nis t’i duket si dele
I pafytyri,hyp në krye,thotë një mesele
Ai në skenë vjen i varfër,por s’del fukara
Në mbrëmje është varfnjak, në ag si pasha…
Ai kur hyn duket mjeran,dikur bëhet kërleshan
Shkatrron çka i del para,palla s’i han për vatan
Me servilë e faqeziu brenda natës bëri hatanë
Bëri pasuri,s’ia din ky çobani,s’ia din skajin
Është i pa tru,por matematikën e ka mësu
S’kishte çati mbi kry,bëri shtëpi e u pasuru…
Arma e ushtrisë,servilizëmi ndaj padronit
U ngjitën njëri past tjetrit, sikur pas vagonit
Do të thyejnë kokën si varka për betonit.
Me pompozitet e me shumë hipokrizi
Ngjau rrena e madhe ,që iu solli dhe pasuri.
Në udhën e vështirë-udhë e fitimit
Në udhën e rrenës-udhën e mashtrimit,
Në udhën e servilizmit e të aktrimit
Udhë e metodë drejt hajnisë e pasurimit.
Pasi rrena shpresa e pritjet lart ngrihet
Pastaj si në gjërsi deti i mashtruari hidhet.
Iu mbushet mendja se Narcisi është perendia
Iu lahet truri se tash si lumë do rrjedhë pasuria
Iu tredhet truri se tash vetetimthi vije dhe dituria
Iu mbushet koka se tash si shefi vepron gjithësia.
Sevilëve iu premtohet përmbushje në ҫdo dëshirë
S’ka rëndësi me punë a angazhim, e në ç’mënyrë
Të gjithë më pastaj të sigurtë kanë gradën servil
Të sigurt kanë titullin dhe diplomën e hajdutërisë
S’ka rëndësi a përmbushën shpresat e vegjëlisë
Kështu buron pasuria me virusin e pandemisë…
Kështu ngjau shtegtimi në udhën e hipokrizisë
Kështu u hapën shtigjet e reja të hajdutërisë
Gënjeshtrën e kanë emblemë të poshtersisë
Ata që kënaqin përditë varrosin ndershmërinë
Sata që buzëqeshin rrejshëm të keqes e hajnisë.
Kështu,përditë në Atdheun tim po lulëzon padituria
Ngrihet në lartësi rrena, lëshon rrënjët varfëria
Deri n’dyert e ministrisë hijenat kalërojnë
Natën puthin gënjeshtën,ditën rrejshëm aktrojnë
Si një strategji e shpikur se me tës shpërlahet truri.
Mjeshtërsht hajdutit i thonë njeri e diplomaci
Thua se s’ka më marrëzi, veç i ndershmi bën ҫudi!?
3.
Atdhe i dashur dikush po tenton ta godasin lavdinë
Horat e kombit,blozë e bënë krenarinë e nxinë.
Atje ndër varre heronjë e dëshmorë, bëjnë ҫudi!
Duan rë çohen nga varri,horrat nga dheu me i fshi!
Janë të shqetësuar tej mase dhe heronjtë e lirisë
Të gjallët shtirën vdekur,s’ia prishin tymin marriisë.
Në vendin tim e n’vendin tend, çobani është çmend
Ka harruar hallin për delet e tij, askunf s’gjen vend
Për dele,shpejt sikur ka harruar kujdesin baritor
S’bëhet bari ai që kurrë as kope,as n’verë as n’borë.
Duart e pista, delet një nga një i godasin në rrasht
Çobani i pandjenjë ua ngul thiken gjerë në asht
Paftyrësinë e shfaqë përditë,tashmë doli në dritë
Tok me pinjollët e Epokës së shembur doli në pritë
Pa pike turpi përbaltin e shajnë rëndë për çdo ditë
Duan veç qorra,një nga një, t’ua veshin çmenduritë!
Çobani” drejtesinë” e ka keshtjellë të pamposhtur!
Me balozet miladier,Vetingun e ka varrosur
Poeti duke vështruar të verteten në sy ,u rebelu
Keshtjellen e mashtrimit, çatizbuluar, do me rrënu
Kopeja me dele,kthetrave t’çakejve me shpëtu…!
Drenicë, më 2 korrik 2024
/www.QendraPress.com/