Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Rexhep.F. MORINA
PA BIJTË E BEKUAR
——————————
Tokë stërgjyshore,në kohë e lashtë,
Të gërryen shekujt në brinjë e asht.
Të shkërmoqën,të bënë copa,copa,
Malet u tunden,kur të hapën gropa.
Toka jonë e vjetër,pellazge dhe ilire,
Të vërshuan stuhi,e re të zeza errësire.
Të dogjën e grabitën,begati e pasosur,
Dhe lisat u thyen kur mbete plandosur.
Tokë e moçme je ti,dardani arbërore,
Të bien ty rrebeshe mbi shtatin prore.
Sot shajnë e fyejnë,t’thonë e mallkuar,
Në lëngatë dergjesh,pa bijtë e bekuar.
/www.QendraPress.com/