Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Rexhep F. MORINA
MUZËN PRES TË VIJ
——————————————–
Si freskinë e ajrit ditës në mëngjes,
Si aromën e luleve e barit me vesë,
Si këngën e zogut që të fal shpresë,
Muzën poetike me ndjenjë e pres.
Si ngrohtësinë që jep rrezja e diellit,
Si bukurinë e zambakut e trëndafilit,
Si jehun magjik t´cicërimës së bilbilit,
Muzën unë e pres,në blerim të prillit.
Si fushat e gjëra me grurë të bleruar,
Si livadhet pafund me tërfil lulëzuar,
Si lisat dhe pemët me sytha bulëzuar,
Muzën pres të vij,me shpirt të gëzuar.
Si gurgullima e lumit me ujin kristal,
Si ushtima e grykës së thellë në mal,
Si përplasja në brigje e detit me valë,
Muzën pres të vij,e të shuaj një mall.
/www.QendraPress.com/