Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Rudi BERISHA

-A DINI GJË, CILI FITOI SOT?

——————————————–

-Ajo që degët i kërkon përditë

Ku lëmosha kthehet në fitore

Kërkesa realizohet më një grusht

Po-po më një grusht lëmosh

Lëmosh të bamirësisë së vjetër

Ai / ajo e fitoi çmimin “mbretëror”.

Po kush fitoi më thoni pash mua?

A fitoi sërish ai zogu që kukat përditë?

Me këngën e keqe e pa zë melodie

A po me fjalët e kthyera në varmi

E të radhitura tepër keq në udhëtim.

Për fatin e keq, edhe kësaj radhe

Koka e tyre është mjegulluar fortë

E kanë ndarë çmime si të pa mëndura,

Por në fotografi dalin të buzëqeshur

E duke i buzëqesh kinse “fitoreve”.

Sa më vjen rëndë që disa zogj të mirë

I duartrokasin kësaj lidhje të gjorë

E shtyhen si për çudi, jo unë e jo ti

Të ulen në karrige të parët aty

Të tregojnë “mbretëri” dhe “zotësi”.

E zogj të mirë dhe të ndritur

Mos u bëni argat të djalli të zi

Zgjohuni more nga kjo nostalgji

Që ju ka futur në gjumin e thellë

Zgjoju e përqafoni ditën me diell.

Disa i buzëqeshin rrugëtimit të tyre,

Por mjegulla që në fillim hapat iu mbulon

Po t’ju largojmë mjegullën pas tyre

Ata asnjë gjurmë pas hapave nuk e kanë

Përveç ca shkronja të shkruara në letër

Që janë qëndisur vetëm sa për të thënë.

Më rëndësi është tha: -Unë sot mora çmim

E si nuk të vjen keq o zogu i zi i kohës

Që ndan për fjalët e vargëzuara pa mjeshtri

I dhuroni plakët si shenjë nderimi e fitoreje

Kur dhe ju vetë e dini qe i nderoni pa meritë.

A nuk ju vjen marre nga shkronjat e shkruara

Nga gjithë ato letra që me vargje keni mbushur

Si more shiteni ju disa kaç lirë më çmim falas

Pse nderoni ata që kurrë asgjë për këtë vend nuk dhanë?

Po-po do të ju vret buka që në këtë tokë keni ngrënë!

/www.QendraPress.com/