Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Sabit RRustemi
GJËMA E HESHTJES
————————–
( Varianti final )
E pres a nuk e kam ftuar
rrugën deri tek unë
me dashuri e ka të shtruar
Nuk më ka ftuar a më pret
dashuria akoma e etur mbet
Qenieve tona të palëvizshme
vetëm heshtja troket
e …nuk pëlcet
Gjëma e heshtjes përbrenda godet
Ec e dije tash
në cilën pjesë të globit u fshehe Ti
apo vetja ime ku u tret
Gjëmën që e ndollëm askush s’e vret
( 15 prill 2022 – 15 prill 2024 )
/www.QendraPress.com/