Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Sahit OSMANI
NJË NDARJE E RËNDË PESHONTE
———————————————–
Ka perënduar dashuria jonë e përhershme
e përkohshmja ka mbetur vetëm të qortojë
e fshehim sinqeritetin prej njëri-tjetrit
fshihemi pas heshtjes, vetveten gënjejmë
mbetemi si dru të zhveshur braktisur nga gjethet
Dikur, bukuria jote joshte, me etje këndonte
ngjitej lart, aromë dashurie të shpërndante
pa e ditur se një ditë kështu do të shembej
nga një ndarje e rëndë që peshonte,-
hark dashurie veshur me ngjyrat e ylberit
/www.QendraPress.com/