Fryma poetike  e së mërkurës me poetin;Sahit OSMANI

FJALË QË DALIN PREJ QENIES SIME

————————————————

E di: këto vargje që po i shkruaj,

Ndoshta nuk do të arrijnë tek ti.

Kanë dritën dhe aromën tënde

Dalë prej thellësive të shpirtit.

Të panjohura të duken fjalët

Dhimbja-mall nuk ka ndryshuar,

Atë të veçantën e jetës sonë

Asnjë harresë s’e ka gjymtuar.

Qindra herë, ty të kam shkruar

Fjalë që dalin prej qenies sime.

Do të shkruaj sërish e sërish…

Deri sa të mbarojë vetja ime!

/www.QendraPress.com/