Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Sahit SHALA
Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Sahit SHALA
ERDHA
————————-
Erdha në ëndërr të të takoj
Por ti në gjumë të thellë më ishe
Atë shpirt të qetë s’bën ta trazoj
Me butësinë, në fytyrë që kishe
Rrugës nga vija, mblodha ca lule
T’i jap ty, me t ‘madhen shpresë
Se ti, veç ti, zemrën ma shkule
Lërmë me ëndrrën, më mirë të pres
Ditë pranvere ish, n’ mes t’prillit
Kur unë po vija, tërë buzë gaz
Zogjtë këndonin gjer n ‘kupë t’qiellit
Ti vrapoje, unë t’ ndiqja pas
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra
Do të hidhem në përqafim
Çaste të tilla shërojnë plot zemra
Ti je magjia e shpirtit tim
Ti po flije, butë si drenushë
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj
M’iku mendja të t ‘puq në gushë
Kush mund t’m’thotë se paskam faji?!
/www.QendraPress.com/