Fryma poetike e së mërkurës me  poetin;Skender BERISHA

SI NDODHI NJË TAKIM

——————————————–

Takova një ditë në Pogradec

Atje buzë liqerit të tallazuar

Një Lasgush

Shkopin lëshuar po ecte veç

Diçka mërmëriste sikur liqeri

I thash tungjatjeta plakush

Hoqi shpejt kapelën

E më tha edhe unë jam Lasgush

E ndejtëm gjatë me magjinë e liqerit

Të dy bashkë

Plaku cicëronte si kushi

Me mua po rrinte Lasgushi

Unë fol ai fol muzgu na zuri shpejt

E shikoja thellë në sytë e thellë

Ai kotej herë pas herë

Por e zgjonte zë i shpirtit lehtë

Kaluam për një ditë plot një shekull

Unë dhe ai vetëm

Një kushi dhe dy Lasgush

Nëpër natë liqeri ç’u përpush

Dhe ishte muaji gusht gusht

13 prill 2024

/www.QendraPress.com/