Fryma poetike  e së mërkurës me poetin;Skender BERISHA

MOS MË PYET GJË

———————————

Mos më pyet gjë as për dje as për pardje

për mllefin e mbledhur për grindjet tek tuk

verë më quaj blerim i djegur i etur

ende mbahem jam po ai poeti i vjetër

kanë ecur vitet po mua syri s’më bën vërrr…

shokët më thërrasin veç eja o Skender

sot nën hijen e shtogut të madh do të rrimë

s’përmendim kë veç një govatë birrë e pimë

6 korrik 2016, Prizren

/www.QendraPress.com/