Fryma poetike e së mërkurës me  poetin;Xhemkadri KASTRATI

O JETË

————————-

S’kam besuar që aq fort grushton

T’plandosë për tokë dhe s’ngritesh

Me fjalët e t’këqijve edhe t’helmon

E shpesh nga ato fjalë dhe vritesh!

Thonë e ç’thonë njerëzit të pa vlerë

Po u dole n’rrugë ku dikund synojnë

T’vijnë në shtëpi e të mbesin n’derë

Kujdes, si Krishtin do të kryqëzojnë!

Ti o jetë e ëmbël s’më paralajmërove

Për stuhi që m’presin në këtë oqean

Pse Titanikun tim shpesh e sulmove

Pak vend më dha në detin e paanë?

Pate vend, pse më hudhe n’aisberg

Qëllimisht deshte t’më shkatërrosh

Këtë herë shpëtova e s’u zura peng

Por ti vazhdove njejt të më trajtoshë.

Mos vallë t’parët bënë ndonjë gjynah

Dhe unë qëllimisht erdha në këtë jetë

Gjithë mëkatet e tyre sot t’i laj për ta

E t’më mbetet n’dorë patate e nxehtë.

Apo isha Adami prej kopshtit të Edenit

Që më sollët në këtë botë marrëzirash

Ose peshk i ngordhur n’lumin e Erzenit

E sot me shkas jam n’mes fëlliqësirash!

/www.QendraPress.com/