Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Ylli POLLOGATI
MISTERI I NJË ËNDËRRE!
—————————————-
Një puhizë dalë prej dimri,
me klithje ikte.
Sythet e sapo çelura
degëzave të zbehta,
me Ne flisnin,
që “gjithshka të ishte e jona”…
Fjalët mbi heshtjen e vlugut të gjetheve të rëna vjeshtës rrëshqisnin
Dhe aty, një dashuri molepsej…
Shiu sa kishte filluar,
si i një stine në mekje
Këtij ankthi,
belin e saj kërkoja sa më pranë vetes.
E ndrojtur, dorën me të sajën ma shtrëngonte e më thotë:
– Mos ma shkel bardhësinë…
Dhe pse bora,
këmbë kurrë nuk hodhi kësaj stine.
Një ndjesi kjo…
Ah…, kjo ndjesi,
një turtur e vërtet,
ku dhëmbët ndihen si matës dashurie
dhe shpresa endet,
si mister,
deri në frymëmarrje…
/www.QendraPress.com/