Fryma poetike e së premtes me poeten; Dafiola NEPRAVISHTA
EDHE KUR TE MOS JEM
—————————————-
Edhe kur te mos jem
Do te bëhem gjethja e fundit e vjeshtës se vonuar
që shpirt jep ne degëz,
e venitur si ngjyra e vetmisë sate.
Do te bie supeve ne park
Ku boshësia e vendit tim te vret.
Le të më mbajnë supeve milingonat si arkèmort
e të më varrosin pa epitaf.
Do të bëhem re e hirtë
E mbarsur me pasionin e dashurisë,
E do te zbrazem flokëve
Te më ndiesh si drithërimë..
Nē lotin e fundit do ta tres dhimbjen…
te arratiset ne cepin e buzës tende…
Prej vitesh oazi im
Ku mbolla lule dashurie.
& & &
Berati
________________________________
Sipër eshtrave mijëvjeçare
Krenar mban të bardhemet shtëpi
Si sy të voglat dritare
A ekziston një vend si ti?
Gurgullojnë mendueshëm lotët e kalasë
Shndërruar në ujëra lumore
Dritë-hijet buzë bregut
Përqafohen në përhumbje kristalore
Sipër shpinës së brishtë
Mijëra gjethe e përqafojnë si duar
Bien ëmbël si një simfoni
Ende e pambaruar.
& & &
Ngjyrat e shpirtit
_________________________
Luajnë ngjyrat e vjeshtës
Në degëzat e shpirtit praruar
Prej dritës së pakët të syrit të saj
Ku gjysma diku arratiset
Në faqen tjetër të botës
Luajnë ngjyrat e vjeshtës
Si tingujt e harpës…
Si vallja e shiut…
Pikojnë në qerpikët e kuqërremtë
Të dalë boje
E rrëshqasin të bronztë
Në sytë e një statuje.
//www.qendrapress.com/