Fryma poetike e së premtes me poeten;-Margarita Llapushi ZENELI
Ëndërr brenda ëndrrës..
———————————————-
S’ di në ç’galaktikë sytë tanë lundruan
një golfstrim dashurie detin turbulloi,
fije shpirti u zgjidhën, oh ngelën pa nyje
varka e kuqe detin thellë përvëloi!
Dimri i acartë s’ia ndali dot vrullin
flakës që po digjte si bar akullin jashte,
akrepat e orës mallkonin ndryshimin
qanin edhe qeshnin ,në fund, rrinin bashkë!
I trembur si kaproll, gjumi vrapoi ,iku
me sytë vrarë lotësh ëndrrës seç i lutej,
më merr ti në krahët e parajsës tënde
të digjem në diell, e pastaj të zhdukem!
Yjet lart në qiell u përskuqën flakë
ca ashtu nga turpi, shumë të tjerë nga zjarri,
grinden nëpër ditë e qeshin nëpër natë
hënën e përgjonin, kur dielli puthte mallin!
Gjithë bota fikej, larg në sytë e ëndrrës
fenerët e shpresës ndizte si far zemra,
në venat e shpirtit çakërdisur ndjenjat
bota jonë e madhe, botë e vogël brenda!
//www.QendraPress.com/