Fryma poetike e së premtes me poeten;-Teuta OSMANI
Zemra!
——————————–
E kisha kuptuar që më gjëmonte fshehur
Kur isha vajzë e paprekur e e ndershme
Nuk linte cep e rrugica tek më dilte shtegut
Unë kokëfortë në rrugën time, sypatrembur!
Nuk më mbushte syrin e as mendjen
Të gjeja njeriun e duhur tek Ai…
Kisha dëgjuar fjalë të thuhen nga komshijet
Sa përherë e më shumë u bindja e më shumë!
Kish kohë që mundohesh të më ndalonte
Por unë as që i ktheja as sytë e as kokën
Më dukej sikur donte me zor të më rrëmbente
Zemrën e ruaja me kujdes të mos shpërbëhej!
Një ditë dëgjova që kish ikur në Gjermani
Aty kuptova se ç’ njeri ish, ç’njeri?!
Unë vazhdoja të isha e pabindur prej tij
Sa një ditë u kthye e më thotë;- “U fejove, s’më prite as ti!”
Si ta kuptoja këtë thënie, a këtë dështim
Prej tij, të më thotë këtë fjalë që s’dija kush ish
As më të voglën fjalë s’kishim ndërruar në rrugë
E kur erdhi sa s’plasi kur më shihte me tjetër burrë!
Dashuria për mua është vlerë e ndjenjë
Është njeriu që do e vë në zemër me zell
Nuk janë dashuritë e rrugëve të më bëj përvete
Por zemra , zemra e ndërsa ndjen njeriun e jetës!
//www.QendraPress.com/