Fryma poetike e së premtes me poetin;Qazim THAÇI
Kodin e lirisë po e ruajmë si kujtim
—————————————————–
Edhe një fund vit me plotë dhembje po ofron.
Për të ndarë kujtimet se fryma e lirisë po zihet.
E ëndrrat e çlirimtarëve po shëndrrohen në dëshpërim.
Liria na zuri në rrugëtimin e madh për të bërë atdheun.
& & &
Po At-dheun ,që ishte ëndërr shekullore për kombin tim.
Frymën po ia zënë edhe këngës ‘’Oj e bukura more…’’
Veç BregDrinit kodin e lirisë po e ruajmë si kujtim.
E besës ia kemi vu si gjerdan rrethqafe,kujtimin e Arbërisë.
& & &
Ura e Gurit,një hap para besëlidhjes po e mat qëndresën.
E Berlinit të hershëm i dërgon të fala, se lulëkuqet e Kosovës.
Nuk po thahen, e as nuk po falen, as për këngën e Dervish Shaqës.
‘’Kur ta ktheva Kosovë shpinën’’At-dheu nga Pikëllima duket si mjegull.
& & &
E dashuria për Dukagjinin e Pashtrikun mat mallin e vendlindjes.
Edhe një fund vit me plotë dhembje po ofron në Prizrenin antik.
//www.qendrapress.com/