Fryma poetike e të enjtes me poeten;-Ari UKIMERI

Ajo

—————–

Ty t’kam dhimbje jetësore

Që m’përcjellë n’përjetësi

Fytyra jote engjullore

N’mua ngjallë fort dashuni

Asnjiherë nuk t’largoi

Prej mendimeve t’mia t’gjata

Por çdo herë ty t’afroi

Nëpër andrra e shtrëngata

Pritjet e mia shekullore

Që trazojnë çdo gja jet’sore

Edhe n’momentet ma hyjnore

Ty t’mbaj unë n’zemër prore

Ty t’kam melodi shpirtërore

Që vjen ngadalë n’ndjenja t’mia

Aq ma shumë je ti diellore

 Që udhëton n’kujtime t’mia

Ari Ukimeri Dhjetor 2022, Prizren

/www.qendrapress.com/