Fryma poetike e të enjtes me poeten;- Eleni Mingu BIRCAJ

Bonjakja

——————————

Imazhin tënd të dikurshëm Bonjake,
E imagjinoj përherë në sfondin e qytetit,
Tek sa ecje me hapat e mëdha,
Dhe humbisje k’thesave të rrugicave,
Prej vuajtjeve e rrëmetit!.

Diku kërkoje të copëtuarën nga fantazma kuçedrash
Atë të ngrohtën fole,
Të rindërtuar në dy strheza të kundërta!.

Ndër vite në negativin e syve të mi,
E fiksuar si dikur ke mbetur,
Ashtu e kruspull në krahët
e pemës së moçme përsëri,
Duke cicëruar me atë zërin e mekur!.

Dritë-hijeve pas xhamave të tejdukshëm,
të krisur,
Si zemra jote e vogël e brishtë,
Tabloja e zonjës si Pranvera
e fund Vjeshte
Me duart mbështetur pas tyre
Më shfaqet sërish!.

Ti s’kërkove asgjë nga askush
e as kësaj bote,
Përveçse një qoshe ku të strukeshe
e të kaloje trishtimin e netëve të gjata,
Grimcë Diamanti ,ngelur në cepin e ndonjë
buze fllad Pranveror,
Ditëve të zymta ,të acarta!.

/www.qendrapress.com/