Fryma poetike e të enjtes me poeten;- Elisabeta GOCKAJ

Mbi pyllin qe veç ligjëronte

——————————————-

U zgjuan yjet këtë nate,
U zgjuan te tmerruar,
Kur panë pyllin tej e ndanë ,
Qe frymën kish ndaluar.

Gjethet ne degë…. as pipëtinin,
E fllad…… s’perconte nata,
Sikur te kishin ngrirë prej dimri,
Trungje e dege te thata .

Hëna e trishte dritën përçon,
Mbi shpine malit te krusur
Mbi pyllin qe veç ligjëronte,
Tashme….. gjethet rrin strukur.

Kënga e bulkthit ka pushuar,
Makthi ka hedh flatra,
Drite e trishte rri e menduar,
Mbi zemrat e vakta.

Veç se zjarrin e një dielli,
Qe djeg ne qiell larte,
Mëngjesit nuk e zgjon tmerri,
Por dashuri e flakte.

/www.qendrapress.com/