Fryma poetike e vitit të Ri me poetin; Gëzim AJGERAJ

Udhët

————————

Ti kujton

Se e ke gjetur myhyrin

Udhët të kanë vjedhur ty

Ti kujton

Se ke udhëtuar larg

Mallkimi të ka sjellë rretheqark

Ti kujton

Se ajkën e myhyrit e ke gjetur

Pelinin e udhëve ta kanë dhënë

Ato janë gjeografi

Të sosur nuk kanë

As ndalë kurrë s’janë

Kush s’i mban mend

E as mend s’mbajnë

/www.QendraPress.com/