Fryma poetike e vitit të Ri me poetin;Qazim THAÇI

Zenun Beqa  maste diellin me pëllëmbë  dore

—————————————————————

Zenun Beqa burrë me plis e kaparan e tirq  me gajtan.

Maste diellin me pëllëmbë dore sepse ishte nizam.

Nizam i mbretit me dijen e një shqiptari që donte Atdheun.

Katandisur betejave për mbretërit që nuk i honepste.

Ai maste diellin me pëllëmbë dore sepse ajo kur se tradhëtoi.

Nën plis mbante gjithë kujtimet e tija botës që kish shetitur.

Nën kaparan kishte plagët e marra si nizam në tokë të huaj.

Por, në zemër kishte Arbërinë dhe nuk e ndërronte as për gruan.

Zenun Beqa që hambarët i mbushte edhe kur vera kur ish e thatë.

Ai ishte poliglot  që në heshtje i vriste dhembjen e kohës si mërgat.

Kur zemra  i brafullonte  tregontë ndodhi që burrat i  përlotnin.

Ai nizam shqiptar që kur se kishte hequr as plisin as kaparanin.

/www.QendraPress.com/