Fryma poetike e vitit të Ri me poetin;Shukrije GASHI
SA E VARFËR MBETA PA TY NËNË
———————————————
Mëngjesin e trishtë që ike nga kjo botë
e kuptova sa e varfër mbeta pa Ty
mu tha fyti nga etja për thirrjen e emrit tënd
krejt çka pata e more me veti në trastën
e mallit kurrë të shijuar mjaftueshëm
për ne të dyja
KurTi ike
shpirtit iu rrënuan të gjitha dritaret e jetës
asnjë fjalë mu kujtua atë çast
as emri im
një tërmet skëterr u përplasë në mua
nuk pashë ma asgjë rreth veti
veç shtratit tënd
nga dhimbja gjunjtë mu prenë
Fantazma ime e braktisi trupin tim
më mori në krahë shpëtimi thash
ishte beteja ime e fundit për Ty
e kuptova se nuk ecja më në këmbët e mia
Të mbajta shumë çaste në përqafim
derisa ende ishe e ngrohtë
gjithë trupin ta putha qetë e me pikëllim
thellë i mora erë
u mbështolla me lëkurën tënde
e mora të tërën me veti
për most ta harruar kurrë
shijen e aromës Nënë
Me shumë mund kapërdiva ngashërimin
pelim në mënxyrën për Ty
pata frikë se mos ta prishja qetimin
nga dhimbjet
që të vodhën atë mëngjes të mugët
pa mëshirë
as nesër e shfryva hidhërimin
nga frika se do të kafshonin
sërish nepërkat e dhembjeve
Ah sa e varfër që ndihem pa Ty
edhe sot pas kaq vitesh
më thirrë vetëm edhe njëherë
të lutem
kam shumë mall për zërin Tënd
/www.QendraPress.com/