Fryma poetike e vitit të Ri me poetin;Skender BERISHA

TË NDJEVA MIGJEN

Hënë e fshehur

Hënë e fshehur pastaj e sheshtë

Po të shoh e po më sheh

Po të them pa romantikë

Sonte po lëvrin ti edhe yjet

Migjen ti po më flet

Që i deshe edhe hënë edhe yjet

Po më heshtin minaretë

Migjen ti e deshte dritën

Për pak dritë më vuajte shumë

Sonte po të kujtoj

Kur flenë të gjitha

Veç fyshekzjarreve

Unë zgjuar pak i dehur

Jo pse shkove ti për pak e për shumë

Tash po e vuaj edhe një natë pa gjumë

Nesër në qofsha do të të përmend

Në këtë natë isha shok me ty

Pak jeta më dha ëmbëlsi

Prapë po hesht e sa mund po vuaj

Unë me njerëz po çt’ë bëj me buaj

31 dhjetor 2023

/www.QendraPress.com/