Fryma poetike me penën e artë të poetes;Nexha REÇICA
MOS MBAJ NË MUA MËRI
—————————————–
Mos mbaj në mua mëri,
Fati nganjëherë flet me zë
për të dëgjuar
klithjet e shpirtit që në heshtje rri.
Të të dehë e të mbështjell gjarpëruar
Atëherë kur të zë në befasi
dhe kur thyen gëzhojën të të prek në cipë
e ta prish heshtjen.
Andaj, të lutem
mos mbaj mëri
në mes dallgësh të trazuara,
Që në grusht mbanë
plagën time të re.
& & *
NË SYTË E MI
——————–
E buzëqeshur, krahëhapur
mbështolla klithjen e tij,
Atëherë kur më dhuronte
puthje një pas një.
Vraponte, thërriste:
Ç’të bëj tani me ty?
Përpëliste syte
si një fëmijë.
Unë e shikoja me kërshëri
se si rikthehej në zanafillë,
E kërkonte parajsën
në sytë e mi.
& & &
KAM FRIKË
————————–
Kjo ditë e zhurmshme ra në purgator
si vesë në qytetin e blertë
Kur ti i përgjumur kërkon
nëpër blerimin e ëndrrës.
Vështrimeve tua trembem
se do të digjem.
Në sytë e mi heshtje më solle
kam frikë nga erë e kohës.
/www.QendraPress.com/