Fryma poetike me penën e artë të poetit;Gëzim AJGERAJ          

Grimcat e heshtjes

—————————————-

Terri pikoi dhe heshtja mënjanë

Dita mbylli fletën e fundit s’ tha gjë

Ca flluska tinëzisht bien shtatit të Alpeve

Përtej xhamit qetësia mbytet në arkivolin e territ

Mbrëmja merr imazhin e netëve të përmallta

Malli brenda ulur cucërr me vetminë

Në një mulli vegimesh bluan kujtimet e dekadave

E me shafranin e udhëve ushqen pritjet

E udhëve ende s’ po u thinjet floku

As kthimet s’ erdhën e vajti vonë

& & &

Ti, vetmia e udhëve dhe fjala

———————————————

Ti mbete mall ai i djegshmi mes Alpeve

Me një mijë vegime mbi udhën e ikjeve

Dhe vetminë që grinë çastet me muzën e përmalltë

Të shoh përditë tek mbytesh me vetminë e heshtjes

I dehur mes muzash shtrydh metaforat e fjalës

Dhe me thnegla vargjesh mbyt harrimin e ditëve

Ti mbete udha në udhë dhe largësia

Kënga e dhimbjeve të përmallta nga plaga e etnisë

Fjala që shtrydhë dhimbjet e ditëve të përmallta

Me ty fjala mori ngjyrat e dhimbjes

Vegullia e udhëve u zhvesh nga lakmia e mashtrimit

Plaga e etnisë u shikua në pasqyrën e mallkimit

Ç’ t’ i them më shumë për sonte vetmisë tënde

Pranë kësaj mbrëmjeje alpike dhe janarit të acartë

përtej xhami

/www.QendraPress.com/