Fryma poetike me poeten;-Afërdita HADAJ

Amvisat duar arta

——————————–

Sa punë…….ka ky,

viti i ri, për amvisat

në shtëpi. Duar artat,

punëtore,të pastrat si qumështore.

Synim i parë është

bakllavaja,,,e tallur,

me 100 petë,holluar

si kartë cigari,ashtu

si ato din vetë.

Synim…..i dytë

pastërmaja, kush

bën gjak, në shtëpi.

Kullandrisin duar artat,

pjesët për vitin

vitin ri.

Dhe pastaj pastërtia, shkundin shtëpinë, me themel.

Jo se nuk i kanë të pastra,

po kështu traditë ka ngel.

Dhe për ndërrimin

viteve, gjithë ditën,

ato gatuajnë. familjarët,

mezi presin, dorën e saj ,

të shijojnë.

Dhe kur punët i kanë stisur, për vete dhe pak kujdes…..

.para pasqyrës sheshohen,

të zbukurohen për festë.

Sa me fat ndihen,

familjet,,,kur në gji,

kanë një thesar,

Se janë nënat duar

arta, që festën,

e presin mbarë.

Pastaj festojnë,dhe

gëzojnë,,,trapezat

sa kanë lezet.

Urojnë miqtë…edhe

shokët…gëzuar, dhe

për shumë…vjet !!

(www,QendraPress.com/