Fryma poetike me poeten: Anila KRUTI

Zambak

———————- 

Duar të ujta

zgjaten para meje

Pika të ëmbla poezie…

Prilli im erdhe gjithë dhimbje në çelje.

Ç’ është ky shi sylot që me lag flokët prej ari ?!

Pozon kaq thjeshtë matanë meje një pyll i blertë

Jam gdhirë ushtar që vesh blerimin .

Këtë mëngjes

litar drite kanë rënë

në ballkonin tim.

Jam e mundur nga ky prill !

Sidoqoftë

endem si zambak

që s’ di të çelë

në dheun tënd të ngrohtë…

/www.qendrapress.com/

————————————–