Fryma poetike me poeten;-  Behare Daja Kasa

Është dimër…

…dhe zogjtë që kanë ngelur, kanë ikur të flenë.

era e thatë u shpupuritet mes puplash,

e aspak nuk i lë të qetë.

është dimër

dhe fjala skutave të shpirtit është strukur.

druhet të ecë lirshëm mes gjuhës,

ka frikë se fryma i merret e zë edhe shuhet.

është dimër

dhe muret e ftohta po dridhen në heshtje.

cigma e egër u mbështillet rreth krahëve,

e më tepër ua shton zjarrminë dhe ethet.

 /www.qendrapress.com/