Fryma poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

YLLËZON

————————————

Shitur për kacidhe, mjerisht, mjeruar.

Njerkën pas, si hije altruizmi, rrufe në shkarkim.

Ekuilibrin e solidaritetit humbur.

Udhëtuar, rrugësh pa shteg, pa shpëtim.

Mjegulla vegimesh zhytin trurin.

Thatësisë dimërore, pluhuri gëzimet anashkalon.

Sy xhamash, verbuar mure gurrësh thyhen.

Uni i egoizmit, kryet rrëzon.

Alternativat humbur janë, horizontesh.

Përtej galaktikës që tinguj më s’ lëshon.

S’ pritej, si erdhi ai tis rrëzëllonjës?

Shpirtrash të brengosur bërë melhem e hoj.

Ai ka vetinë të thithë si magnet.

Të shtrëngon, të vdes, e përsëri të zgjon.

Natyrshëm,

Mbledhur këmbë prej tokës së shitur.

Marazuar,

Materies së planetit të tij, yllëzon.

(www,QendraPress.com