Fryma poetike me poeten:-Donika Meta GJURA

TË GJITHVE JU UROJ GËZUAR.

——————————————-

Sonte dhe kurrë nuk dua të mallkoj,

Përkundrazi t’gjithve t’ju uroj Gëzuar,

Por nëse m’pyesni ky vit si ju shkoi?

Më mirë mos t’a them, se boll jam helmuar.

Tani kam kuptuar nga kush u helmova,

Dihet, rasti dytë të parin e vërteton,

Sinqeritetin tim si lojë “keqpërdorën,”

Por ani s’ka gjë, secili vetes ja bën.

Më helmuan ata që i desha me shpirt,

Kështu jam unë miqësinë i dua një lloj,

Po shpejt kuptova se n’llum donin me m’zhyt

U largova nga k’ta njerëz dhe n’rrugë s’dua t’i shikoj.

Nga këta persona shumë kujdes duhet,

Shtiren sikur t’duan, bëhen urë t’kalosh mbi ta,

T’servilosen, të bëjnë t’besosh se çfar thuhet,

Pas shpine të ngrejnë kurth, thonë fajin ai/ajo e ka!

/www.QendraPress.com/

Bottom of Form